Ndërlidhjet

Kremlini refuzon propozimin që të bllokojë Skype dhe Gmail



Kremlini e ka refuzuar propozimin e një zyrtari të lartë të agjencisë së sigurimit, i cili tha se autoritetet duhet t'i ndalojnë komunikimet me Skype, Gmail dhe Hotmail për shkak se kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Agjencitë ruse të lajmeve raportuan se Aleksandr Andrejeshkin, kreu i shërbimit kombëtar të sigurisë FSB ka thënë në një mbledhje të qeverisë se Gmail, Hotmail dhe Skype "përbëjnë kërcënim të shkallës së gjerë për sigurinë e Rusisë" dhe propozoi të ndalohen.

Kremlini u përgjigj shpejt duke thënë se Andrejeshkin ka shprehur mendimin personal dhe ka abuzuar autoritetein e tij duke bërë deklaratën e tillë.
XS
SM
MD
LG