Kryetari i Komisionit Evropian, Zhose Manuel Baroso ka kërkuar nga autoritetet në Shkup që sa më shpejt të zgjidhin çështjen e emrit, që të mund të hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pas takimit në Ohër me kryeministrin Nikolla Gruevski, Baroso gjithashtu kërkoi përfundimin e reformave, vendosjen e dialogut politik dhe konsensus mes partive për çështjet me rëndësi strategjike për vendin.
“Çështja e emrit duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Besoj se vendi juaj duhet t’i vazhdoj bisedimet me Bashkimin Evropian,por, për këtë duhet të zgjidhet çështja e emrit. Shpresoj se do të zgjihet një orë e më parë ”, u shpreh Baroso.
Kryetari i Komisionit Evropian ka thënë se 2011-ta është vit i posaçëm për Maqedoninë pasi “ këtë vit mbushen 10 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit si dhe nga nënshkrimi i Marrëvehsjes së Ohrit.
Baroso gjithashtu ka shprehur besimin se Maqedonia do të arrijë zgjedhje të lira dhe demokratike, por, nuk ka dashur të pargjykoj përmbajtjen e raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian që do të publikohet në vjeshtë.
Ndërkohë, kryeministri Nikolla Gruevski tha pas takimit se Maqedonia është e gatshme të zgjidh kontestin me greqinë, por zgjidhja sipas tij “ nuk duhet të rrezikon interesat shtetërore dhe nacionale të Maqedonisë”.
Gruevski gjithashtu ka prezantuar para delegacionit Evropian edhe punën që sipas tij është bërë në “përmbushjen e reformave në gjyqësi, në administratën publike dhe luftën kundër korrupsionit ”.
Gruevski ka thënë se qeveria që ai dejton është e përkushtuar për vazhdimin edhe të reformave tjera.”Sigurova Baroson se qeveria do të vazhdoj me avansimin e shkallës së zbatimit të standardeve të BE-së në shoqrinë maqedonase, parasegjithash për shka të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Gruevski.
Baroso dhe Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle i cili gjithashtu qçndron në Ohër, gjatë ditës janë takuar edhe me presidentin Gjorgje Ivanov kurse me vonë edhe me liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Branko Cërvenkovski dhe Ali Ahmeti