Ndërlidhjet

Qindra mijë protestuan në Jemen



I zemëruar për shkak të sugjerimeve të Katarit që udhëheqësi jemenas të largohet, Jemeni ka tërhequr sot ambasadorin e vet nga Katari.

Ndërkohë, qindra mijëra njerëz protestuan sot në mbarë Jemenin me kërkesa për largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh.

Vdekja e djeshme e katër protestuesve në qytetin jugor Taiz bëri që rreth 100 mijë njerëz të marshojnë në qytet, duke fajësuar guvernatorin lokal, shefin e sigurisë dhe udhëheqësin e partisë në pushtet.

Më shumë se 120 njerëz kanë vdekur që nga 11 shkurti, kur filluan protestat e frymëzuara nga kryengritjet popullore në Tunizi dhe Egjipt.
XS
SM
MD
LG