Ndërlidhjet

OKB: Shqetësim i thellë nga dhuna në Siri


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, i ka thënë presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, gjatë një bisede të mbrëmshme telefonike, se është “shumë i shqetësuar” për ndërhyrjen e forcave të sigurisë kundër protestuesve në Siri, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.

Ban Ki-mun, veçanërisht ishte i shqetësuar për raportet se 17 vetë janë vrarë në qytetin Dara dhe 10 të tjerë në fshatrat përreth, gjatë protestave të së premtes kundër regjimit në Siri.

Sipas aktivistëve, dje, forcat e sigurisë së Sirisë kishin hapur zjarr kundër protestuesve në Dara, derisa masa e madhe e njerëzve po i varroste të vrarët nga gjakderdhja e së premtes. Nga këto të shtëna janë plagosur dy vetë.
XS
SM
MD
LG