Ndërlidhjet

Libi: NATO-ja i shkatërroi 25 tanke të Gadafit


NATO-ja ka kumtuar se sot i ka shkatërruar 25 tanke, të forcave të kolonelit, Muamer Gadafi.

NAO-ja tha se 11 tanke ishin sulmuar derisa ato i afroheshin qytetit Abigjan, që ishte bombarduar fuqishëm nga forcat e Gadafit.

14 tanke të tjera janë goditur në lagjet e qytetit Misrata, që është nën kontrollin e kryengritësve, në pjesën perëndimore të këtij vendi.

Ky qytet ishte i rrethaur për gjashtë javë nga forcat e Gadafit.
XS
SM
MD
LG