Ndërlidhjet

Siri: Shpërthim i të shtënave derisa ushtria e rrethoi qytetin


Veprimtarët për të drejtat e njeriut në Siri thanë se të shtënat nga armët e zjarrit kanë shpërthyer sot në portin kryesor në pjesën veriore të Sirisë, disa orë pasi ushtria e rrethoi atë, vendosi tanke, krijoi postoblloqe kontrolli dhe i ndërpreu komunikimet me këtë hapësirë.

Veprimtari Mazen Dervish, tha se duket se forcat e sigurisë i kishin goditur protestuesit, që ishin mbledhur në qytetin Banias. Sipas tij, së paku katër tanke ishin vendosur në qytet, qartazi për ta mbrojtur rafinerinë e naftës.

Ky veprimtar i ka cituar banorët në këtë territor, por informacionet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG