Ndërlidhjet

Rebelët i thonë jo armëpushimit pa ikjen e Gadafit



Rebelët libianë thanë se po shohin planin për armëpushim të ofruar nga Unioni Afrikan, por këmbëngulën që Muamer Gadafi duhet të heqë dorë nga pushteti.

Një delegacion i Unionit Afrikan po përpiqet të arrijë armëpushimin mes rebelëve dhe regjimit të Gadafit pas tetë javë luftimesh në vend.

Presidenti jugafrikan, Xhakob Zuma tha se Gadafi e ka pranuar planin që synon t'i japë fund konfliktit. Nga ana tjetër Gadafi e ka hedhur poshtë kërkesën e rebelëve që të largohet nga pushteti pas katër dekadash në krye të Libisë.

Plani afrikan ofron një armëpushim të menjëhershëm dhe me pas bisedime mes rebelëve dhe qeverisë së Gadafit. Komisioneri i Unionit Afrikan për paqe e siguri, Ramtame Lamara lidhur me planin deklaroi:

"Si parim bazë Unioni Afrikan vlerëson se varet nga populli libian që të zgjedhë në mënyrë demokratike udhëheqësit. Nuk është e drejtë e askujt nga jashtë, përfshi dhe Unionin Afrikan, që të vendosin kush do të jenë drejtuesit e Libisë", tha Lamamra.
XS
SM
MD
LG