Ndërlidhjet

Shpërthim në Zubin Potok



Në zyrën e një kompanie sigurimesh në Zubin Potok, në afërsi të vendkalimit kufitar 31 në Bërnjak, mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një shpërthim.

Besim Hoti zëdhënës i policisë së Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka pasur persona të lënduar.

Sipas zëdhënësit Hoti, në mbrëmjen e së dielës në veri të Mitrovicës, në një incident tjetër janë lënduar tre qytetarë, dy serbë e një shqiptar, gjatë një rrahjeje midis tifozëve të ekipit të basketbollit Trepça dhe atij serb Bambi. Policia ka marrë në pyetje 11 persona, kurse ndaj tre personave të përfshirë në rrahje është ngritur kallëzim penal.
XS
SM
MD
LG