Ndërlidhjet

Shpërthim në metronë e kryeqytetit të Bellorusisë


Raportohet se një shpërthim e ka tronditur sot metronë e kryeqytetit bellorus Minsk.

Një dëshmitar okular tha se ka parë tym nga stacioni Oktjabrskaja në qendër të qytetit dhe se viktimat kanë filuar të nxirren mbi sipërfaqe.

Arsyeja e shpërthimit nuk është bërë e ditur.

Ministria e Emergjencave e ka konfirmuar shpërthimin.

Agjencia ruse RIA citoi dëshmitarë të kenë thënë se të paktën 10 njerëz janë plagosur në shpërthimin.
XS
SM
MD
LG