Ndërlidhjet

Damask: Dhunë në protestën e studentëve



Një aktivist për të drejtat e njeriut në Siri tha se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr sot për t'i shpërndarë protestuesit në Universitetin e Damaskut, duke vrarë një njeri.

Ammar Qurabi, kreu i Organizatës Kombëtare për të Drejtat e Njeriut tha se një student është qëlluar për vdekje teksa po demonstronte me disa qindra studentë tjerë duke bërë thirrje për liri.

Njoftimi nuk ka mundur të konfirmohet në saje të kufizimeve të rënda që Siria u ka vendosur gazetarëve.

Më shumë se 170 njerëz janë vrarë në demonstratat në Siri prej 18 marsit, thonë grupet për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG