Ndërlidhjet

SHBA: Senatori kërkon Bellorusia të mos organizojë kampionatin



Një ligjvënës amerikan tha se Bellorusia nuk duhet të lejohet të jetë mikpritëse e Kampionatit të Hokejit në akull për shkak të shpkeljes së të drejtave të njeriut nga regjimi i presidentit Aleksandr Lukashenko.

Në një letër dërguar Federatës Ndërkombëtare të Hokejit në Akull, Senatori Dik Durbin, ndihmës i kryetarit të Senatit të dominuar nga Demokratët, tha se kampionati 2014 nuk duhet të mbahet në MInsk derisa Lukashenko i liron të gjithë të burgosurit politikë, shumica e të cilëve u arrestuan gjatë zgjedhjeve presidenciale të 19 dhjetorit.

Letra thotë se regjimi i Lukashenkos "nuk duhet të shpërblehet me organizime të tilla prestigjioze".
XS
SM
MD
LG