Ndërlidhjet

BE sot shpall detajet e planit për Portugalinë


Bashkimi Evropian do t'i përcaktojë sot detajet e paketës financiare prej 80 miliardë euro për Portugalinë.

Ekspertët e Komisionit Evropian, të Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar do ta vizitojnë Portugalinë për të saktësuar nevojat e vendit për ndihma financiare.

Portugalia do të bëhet vendi i tretë i eurozonës, pas Greqisë dhe Irlandës, që do të fitojë ndihmë financiare për të shmangur falimentimin.
XS
SM
MD
LG