Ndërlidhjet

Bertoluçit i ndahet "Palma e Artë"



Organizatorët e festivalit të filmit në Kanë njoftuan se regjisori italian Bernardo Bertoluçi do ta fitojë çmimin e nderit "Palma e Artë" në hapje të festivalit të sivjemë.

Çmimet e nderit "Palma e Artë" u ndahen personaliteteve të njohur nga bota e filmit, të cilët asnjëherë nuk kanë fituar çmime, siç janë aktorët amerikanë Vudi Alen dhe Klint Istvud.

Organizatorët thanë se Bertoluçi, regjisor i filmave "Perandori i fundit kinez" dhe "Tangoja e fundit në Paris" do të marrë pjesë në ceremoninë në 11 maj.
XS
SM
MD
LG