Ndërlidhjet

Klinton kërkon nga vendet arabe të zbatojnë reformat



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se ende është e paqartë nëse vendet e Lindjes së Mesme do të bëjnë reforma të vërteta politike e ekonomike, apo "pranvera arabe" do të mbetet vetëm një mirazh pa ndryshime thelbësore.

"A do të ndjekin qeveritë dhe popujt e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut rrugën më përfshirëse që do të zgjidhë problemet e vazhdueshme politike, ekonomike e sociale? A do ta thellojnë ata përparimin e javëve të fundit dhe a do të adresojnë aspiratat e mohuara për shumë kohë për dinjitet dhe mundësi? Apo do të ndodhë e kundërta, që kur të takohemi sërish në këtë forum pas një viti apo 10 vitesh do të shohim se gjasat për reforma janë zbehur duke e kujtuar momentin aktual si një mirazh në shkretëtitë?", tha Klinton.

Ajo i bëri këto komente në takimin vjetor në Uashington mes SHBA-ve dhe Forumit Botëror Islamik.

Klinton tha se pritet që së shpejti presidenti Obama të flasë me detaje rreth politikës amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.
XS
SM
MD
LG