Në konferencën për Ballkanin Perëndimor që e organizoi Hungaria si kryesuese e radhës e BE-së, europarlamemntari Jelko Kacin bëri thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së emrit të Maqedonisë.
Kacin, i cili është nënkryetar i delegacionit parlamentar për Evropën juglindore, ka theksuar se kontesti rreth emrit e frenon integrimin evropian të Maqedonisë, dhe se nevoitet zgjidhje kompromisi për të ndërprerë bllokadën shumëvjeçare.
Kacin ka propozuar zgjidhje alternative me emrin “Maqedonia Jonë”.
Në rrethinë janë tre rajone që e mbajnë emrin e Maqedonisë. Emri “Maqedonia Jonë” i përjashton të gjitha pretendimet territoriale të IRJM-së së sotme ndaj këtyre rajoneve. Me këtë emër do të mund të jetonin të gjithë”, ka thënë Jelko Kacin.