Ndërlidhjet

SHBA: Inspektorët atomikë janë kthyer në Rusi


Shtetet e Bashkuara thonë se inspektorët amerikanë të armatimit atomik janë kthyer në Rusi, pas mungesës prej 16 muajve.

Inspektorët ishin suspenduar aty kah fundi i vitit 2009, kur kishte skaduar marrëveshja kryesore për kontrollin e armatimit.

Por inspektimi ka vazhduar sipas marrëveshjes së re START, e cila ka hyrë në fuqi në muajin shkurt të këtij viti.

Sipas kësaj marrëvershjeje, inspektorët nga të dy palët, lejohen që vetë ta bëjnë verifikimin se po respektohet pajtueshmëria për kufizim të armatimit bërthamor.
XS
SM
MD
LG