Ndërlidhjet

SHBA: Obama propozon shkurtime buxhetore


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka propozuar një plan reduktues prej 4 mijë miliardë dollarësh gjatë 12 viteve të ardhshme.

Ai mbrëmë i ka paraqitur katër shkallë për reduktimin e deficitit: mbajtja e ulët e shpenzimeve vendëse, gjetja e kursimeve në buxhetin e mbrojtjes, ulja e tejkalimit të çmimeve të kujdesit shëndetësor dhe reforma e taksave.

Në këtë reformë të taksave, përfshihet edhe propozimi për anulimin e shkurtimit të taksave për familjet, që fitojnë më shumë se 250 mijë dollarë në vit.

Këtë masë presidenti Obama e kishte kërkuar disa herë në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG