Ndërlidhjet

BE: Bllokohen fondet e zyrtarëve iranianë


Bashkimi Evropian sot i ka bllokuar fondet e 32 zyrtarëve iranianë të policisë, ushtrisë, drejtësisë dhe të burgjeve, duke i akuzuar ata se janë të involvuar “në shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut”, kundër protestuesve anti-qeveri, gazetarëve, aktivistëve dhe studentëve.

Sot Bashkimi Evropian e ka publikuar edhe listën e personave kundër të cilëve janë ndërmarrë këto masa.

Në mesin e tyre janë edhe shefi i policisë kombëtare të Iranit, Esmail Ahmadi-Moqadam, komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohamed Ali Jafari, e të tjerë.
XS
SM
MD
LG