Ndërlidhjet

Rasmusen: NATO-ja e bashkuar rreth Libisë



NATO-ja do të vazhdojë sulmet ajrore për aq kohë sa forcat e Gadafit do të sulmojnë civilët.

"NATO-ja dhe partnerët nga Arktiku në Detin Arabik po punojnë në luftë me kohën për të mbështetur dhe zbatuar rezolutën 1973 si nga deti dhe nga ajri. Qëllimi ynë është siguria e popullit libian", tha Rasmusen.

Komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës u bënë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s që ka filluar sot në Berlin.

Takimi vjen në kohën kur edhe pas tre javë sulmesh ajrore kundër caqeve të Gadafit nuk janë parandaluar sulmet nda civilëve apo të ndryshohet baraspesha në favor të rebelëve.

Sekretarja amerikane e Shtetit duke folur para takimit tha se NATO-ja është e bashkuar në synimin për të gjetur rrugën që do t'i japë fund regjimit të Gadafit.

Franca dhe Britania kanë kritikuar NATO-n se nuk po bën sa duhet, por duhet të shtojë përpjekjet në Libi.
XS
SM
MD
LG