Ndërlidhjet

Lidhja Arabe, OKB-ja, BE-ja diskutojnë krizën libiane



Udhëheqësit botëror po diskutojnë krizën libiane në selinë e Lidhjes Arabe në Kajro të Egjiptit. Krijimi i një mekanizmi ndërkombëtar për zbatimin e një armëpushimi të mundshëm është nga temat kryesore që po diskutohet në takim.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun dhe kreu i Lidhjes Arabe, Amr Musa po bashkëdrejtojnë takimin në të cilin po merr pjesë shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton dhe drejtues të Unionit Afrikan.
XS
SM
MD
LG