Ndërlidhjet

SHBA: Dorëhiqet kreu i trafikut ajror për gjumin e kontrollorëve



Kreu i trafikut ajror në Shtetet e Bashkuara ka dhënë dorëheqje pas një varg incidentesh, ku kontrollorët e trafikut ishin zënë natën në gjumë gjatë detyrës.

Në incidentin më të ri të mërkurën, një aeroplan mjekësor që transportonte një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore, duhej të aterojë në aeroportin në Nevada pa ndihmën nga kulla e kontrollit.

Muajin e kaluar, dy aeroplanë me gjithsejt 165 njerëz në bord ishin detyruar të aterojnë pa asistencën nga aeroporti Kombëtar Regan në Uashington për shkak se kontrollori i vetëm në ndërrimin e natës kishte fjetur.

Shefi i Admninistratës Federale së Aviacionit, e ka pranuar dorëheqjen e Hank Krakovskit, dhe ka inicuar kontrollin e punës së rreth 15 mijë kontrollorëve.
XS
SM
MD
LG