Ndërlidhjet

Regjistrimi shtyhet deri të martën në disa komuna


Autoritetet përgjegjëse për regjistrimin e popullsisë kanë bërë të ditur se në përpjekje që procesi të jetë më gjithëpërfshirës, regjistrimi është shtyrë deri të martën në disa komuna të Kosovës – në Prishtinë, Deçan, Partesh, Kllokot dhe në disa komuna të tjera.

Dita e sotme ishte dashur të jetë e fundit për regjistrimin e popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë.

Një gjë e këtillë nuk ka ndodhur fare në zonat e veriut të Kosovës dhe në këtë drejtim, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson, tha se ambienti politik ka bërë që në veri të mos jetë realizuar regjistrimi.

Ai tha se duhet të përmbushen disa kushte dhe se duhet të arrihet një marrëveshje me vendim-marrësit e ndryshëm, por nuk saktësoi se për cilët vendim-marrës bëhet fjalë.
XS
SM
MD
LG