Ndërlidhjet

Siri: Vazhdojnë protestat



Aktivistë dhe dëshmitarë thanë se mijëra vetë protestuan kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad në qytete të ndryshme siriane pas faljes së të premtes.

Rreth 10 mijë njerëz me thirrjet "Liri-Liri" marshuan në qytetin jugor të Daras, që është qendra e protestave.

Në disa qytete forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Grupet siriane të të drejtave të njeriut pohojnë se mbi 200 njerëz janë vrarë gjatë këtij muaji protestash në vend.

Të enjten presidenti sirian publikoi kabinetin e ri qeveritar dhe liroi qindra të persona të arrestuar gjatë protestave të fundit.
XS
SM
MD
LG