Ndërlidhjet

Shkencëtarët japonezë gati për transplantin e qelizave



Mjekët do të mbledhin kampione gjaku nga punonjësit e centralit bërthamor të Fukushimës në Japoni, për t'i përdorur në rast se ata i ekspozohen aksidentalisht rrezatimit radioaktiv.

Shkencëtarët japonezë thanë se në rast të problemeve shëndetësore për shkak të rrezatimit personat e prekur mund t'i nënshtrohen transplantit të qelizave.

Krijimi i një banke gjaku është një nga mënyrat për tu përballur me problemet e mundshme shëndetësore të punonjësve të centralit të Fukushimës.
XS
SM
MD
LG