Ndërlidhjet

Sulm i ri vetvrasës në Afganistan


Katër persona kanë vdekur të shtunën pas një sulmi vetvrasës me bombë në një bazë ushtarake në lindje të Afganistanit.

Sulmi ndodhi në hyrje të një baze ushtarake në Xhalalabad ku qëndrojnë ushtarë afgan por dhe ata të koalicionit. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit, Davlat Vaziri ka deklaruar se sulmuesi vetvrasës kishte të veshur uniformë ushtarake dhe për këtë arsye ka pasur mundësi që të afrohej deri te hyrja e bazës.

Agjencia gjermane, DPA citon zëdhënësin e Talibanëve, Zabiullah Muxhahid duke e marrë përgjegjësinë për sulmin. Muxhahid foli përmes telefonit duke mos e bërë të ditur vendin se ku qëndron.

XS
SM
MD
LG