Ndërlidhjet

Kroatët protestojnë kundër dënimit të Gotovinës


Mijëra veteranë të luftës kanë protestuar të shtunën në Kroaci kundër vendimit të Tribunalit të Hagës për dënimin me 24 vjet burg për Ante Gotovinën. Ky i fundit është dënuar për krime lufte të ndodhura gjatë një fushate të vitit 1995 për të larguar rebelët serbë nga Kroacia.

Protestuesit që u mblodhën në sheshin qëndror të Zagrebit dhe në disa qytete të tjera mendojnë që Gotovina nuk është fajtor për operacionin e quajtur “Stuhia”.

Protestuesit thirrnin “tradhëti” duke e akuzuar qeverinë kroate se nuk po bënë asgjë për të shpëtuar Gotovinën nga dënimi për krime lufte.

Gotovina dhe një tjetër general i kohës së luftës, Mladen Markac, i cili ishte dënuar më 18 vjet burg, janë shpallur fajtor për vraje, dëbim, plaçkitje dhe krime të tjera kundër njerëzimit.

XS
SM
MD
LG