Ndërlidhjet

Protesta anti qeveritare edhe në Azerbajxhan


Policia në kryeqytetin e Azerbajxhanit kanë bërë përpjekje për të ndaluar opozitën që të mbajë një protestë anti – qeveritare.

Sic njofton shërbimi i Radios Evropa e Lirë në këtë vend, qindra aktivistë kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit Baku duke thirrur “Liri” dhe “Dorëheqje”. Sidoqoftë, pjesëtarë të policisë të veshur me rroba civile kanë arrestuar jo pak prej tyre, përfshi bile edhe një vajzë 5 vjecare e cila ishte në mesin e protestuesëve.

Policia më pas ka mbyllur parkun qëndror të qytetit që të parandalojë demonstrues të tjerë të arrijnë deri te vendi i protestës.

Gjatë javëve të fundit, opozita kishte bërë përpjekje disa herë që të realizojë një protestë kundër Presidentit, Ilham Alijev dhe qeverisë së tij, mirëpo policia e vendit arrinte me shpejtësi që të ndalonte këto përpjekje.

Grupi opozitar, “Dhoma Publike” ka bërë përpjekje që të marrë lejën për protestën e së dielës, mirëpo zyrtarët komunal kishin ofruar vetëm hapësira në dalje të kryeqytetit.

XS
SM
MD
LG