Ndërlidhjet

Vriten tre protestues në Afganistan


Zyrtarët afganë thanë se të paktën tre protestues janë vrarë dhe disa janë plagosur në përleshjen me policinë gjatë një proteste kundër arrestimit të një kryengritësi në provincën Parvan.

Më herët, disa mijëra vetë protestuan në provincën Harikar për arrestimin e tre personave nga forcat e ISAF-it dhe forcat afgane.

ISAF-i tha se dy vetë janë liruar, por i treti ende po mbahet nën arrest.
XS
SM
MD
LG