Ndërlidhjet

Marnak: Kthimi i gjykatësve në veri me marrëveshje politike



Kthimi i gjykatësve vendës në gjykatat në veriun e Kosovës, sipas shefit të EULEX-it nuk mund të bëhet pa u arritur një marrëveshje politike.

“Duhet të kemi një marrëveshje për kthimin e gjyqtarëve vendës. Aktualisht nuk kemi një pajtim për këtë. Duhet të kemi një marrëveshje politike dhe kjo çështje duhet të shtrohet brenda kornizës së dialogut që tashmë kë filluar nën mbikëqyrjen e Brukselit. Nëse krijohen kushtet nuk do të ketë problem për këta njerëz që të kthehen. Por, tash nuk ka marrëveshje dhe duhet të punojmë shumë për këtë”, tha shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak.

Për shkak të kundërshtimeve të serbëve në veri të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë, gjykatat në veri të Mitrovicës kanë zhvendosur punën në objekte tjera të përkohshme, kryesisht në Vushtrri.

EULEX-i edhe pas tri vjet të ardhjes në Kosovë, nuk ka arritur që të shtrijë sundimin e ligjit në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, edhe pse këtë e pat vlerësuar si një ndër prioritetet kryesore.
XS
SM
MD
LG