Ndërlidhjet

Ban Ki-mun kërkon armëpushim të menjëhershëm në Libi



Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki-mun bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të zjarrit në Libi teksa forcat besnike të Moamer Gadafit edhe sot vazhduan të bombardojnë qytetin e Misratës, të tretin për nga madhësia në vend.

Duke folur në Budapest, Ban kërkoi "armëpushim të menjëhershëm dhe efektiv", dhe tha se është "absolutisht qenësore që autoritetet e Libisë të ndalin luftimet dhe vrasjet e njerëzve".

Ai poashtu bëri thirrje për zgjidhje politike të konfliktit, duke shtuar se Kombet e Bashkuara do të hapin një mision humanitar në Tripoli.

Zëdhënësi i kryengritësve tha se të paktën 17 vetë janë vrarë dje nga bombardimet në Misrata dhe rreth 100 janë plagosur.

Forcat e Gadafit gjithashtu e kanë vazhduar ofenzivën në qytetin lindor Axhdabia.

Përkundër sulmeve ajrore të NATO-s, rebelët nuk kanë qenë në gjendje t'i ruajnë zonat që i mbanin nën kontroll.
XS
SM
MD
LG