Ndërlidhjet

BE ndan 110 milionë euro për programet e Çernobilit



Bashkimi Evropian u zotua të ndajë edhe 110 milionë euro për të financuar programet që do t'i likuidonin pasojat nga shpërthimi në reaktorin bërthamor të Çernobilit.

Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barroso e bëri njoftimin një ditë para takimit të vendeve donatore, ku pritet të mbledhen 740 milionë euro për programet e Çernobilit.

Fondet do të shkojnë për ndërtimin e një strehe të sigurtë mbi reaktorin, i cili shpërtheu në 26 prill, 1986, si dhe për depozitimin e mbetjeve radioaktive në Çernobil.
XS
SM
MD
LG