Ndërlidhjet

Franca zotohet të ndihmojë Bullgarinë dhe Rumaninë



Ministri i Brendshëm i Francës, Klod Gueant tha se vendi i tij do t'i ndihmojë Bullgarisë dhe Rumanisë që të jenë të gatshme për zonën Shengen.

Pas takimit me zyrtarët në Sofje dhe Bukuresht, ai tha se legjislacioni i Bullgarisë ka nevojë për ndryshime në fushën e luftimit të krimit dhe korrupcionit.

Lidhur me Rumaninë, Gueant i bëri thirrje Bukureshtit që të luftojë "rritjen e krimit rumun në Francë".
XS
SM
MD
LG