Ndërlidhjet

Pakistan: SHBA të ndalë sulmet e aeroplanëve pa pilot



Kryeministri pakistanez Jusuf Reza Gilani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t’u japin fund sulmeve me aeroplanë pa pilot në Pakistan, dhe tha se Uashingtoni duhet ta ndajë më mirë inteligjencën për t’i lejuar Islamabadit që ta zhvillojë luftën e vet kundër terrorizmit.

Duke folur në Dhomën e Ulët të Parlamentit, pas takimit me ligjvënësin amerikan, Xhon Boner, Gilani tha se Uashingtoni duhet t’i respektojë “përpjekjet politike dhe ushtarake” të Pakistanit nëse dëshiron që lufta kundër terrorizmit të ketë sukses.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Boner, i cili drejton një delegacion gjashtë anëtarësh të Kongresit ndodhet për vizitë dy ditore në Pakistan.
XS
SM
MD
LG