Ndërlidhjet

Forcat siriane përdorin armë zjarri ndaj protestuesve



Raportohet se forcat siriane të sigurisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve anti-qeveritarë në qytetin e Homsit, i treti për nga madhësia në këtë vend. Nuk ka informacione për të vrarë e të plagosur.

Protestuesit kanë marrë kontrollin e sheshit qëndror të Homsit dhe thonë se do të qëndrojnë aty deri në largimin e presidentit Bashar al Asad.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se 200 veta janë vrarë që nga fillimi i protestave anti-qeveritare në Siri, një muaj më parë.

Ministri i Brendshëm deklaroi se protestat po merrnin formën e "rebelimit të armatosur".
XS
SM
MD
LG