Ndërlidhjet

Emërohet udhëheqësia "e re" e Kubës


Raul Kastro është emëruar sekretari i parë i Partisë Komuniste të Kubës, derisa vëllau i tij Fidel Kastro, për herë të parë, nuk është përfshirë në udhëheqësinë e partisë që prej krijimit të saj, 46 vjet më parë.

Megjithëse ishte shpresuar që një gjeneratë e re e liderëve do të merrnin pozita të rëndësishme, Raul Kastro, 79 vjeçar, emërojë të besueshmin e tij, Hoze Ramon Makado Ventura, 80 vjeçar si zëvendësin e tij.

Në pozitën e tretë më të rëndësishme është emëruar Ramiro Valdez, 78 vjeçar. Jo pak politikanë më të rinj janë shtuar në grupin udhëheqës që përbëhet prej 15 personave, mirëpo në pozita më pak të rëndësishme.

Fidel Kastro, tani 84 vjeçar bëri paraqitje të befasishme duke marrë duartrokitje të fuqishme nga 1 mijë delegatë në asamblenë e partisë që u mbajt në kryeqytetin Havana.
XS
SM
MD
LG