Ndërlidhjet

Regjimi i Gadafit paralajmëron Britaninë



Zyrtarë të regjimit të Moamer Gadafit kanë paralajmëruar Britaninë lidhur me planet për të dërguar këshilltarë ushtarakë për t'u ndihmuar kryengritësve libianë.

Zëvendës ministri i jashtëm, Halid Kaim i tha agjencisë AP se rebelët nuk janë mirë të organizuar dhe se misioni britanik me siguri do të jetë një "dështim".

Ministri i Jashtëm, Abdul Ati al-Obeidi i tha BBC-së se misioni britanik mund t'i "zgjatë" luftimet.

Sekretari i Jashtëm britanik, Uiliam Hejg tha se Londra do të dërgojë oficerë të ushtrisë në Libinë lindore për t'u ndihmuar kryengritësve të përmirësojnë organizimin, komunikimin dhe logjistikën e tyre.

Hejg tha se ata "nuk do të përfshihen në trainimin apo armatimin e luftëtarëve të opozitës".
XS
SM
MD
LG