Ndërlidhjet

Perëndimi ndihmon rebelët libian me këshilltarë ushtarak


Franca ka vendosur të dërgojë oficerë ndërlidhës ushtarak në Libi për t’i ndihmuar rebelëtP opozitar që po luftojnë kundër regjimit të Muamer Gadafit.

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Fransua Barua, gjatë një konference me gazetarë ka thënë se “një numër i vogël” i oficerëve ndërlidhës ushtarak do të vendosen së bashku me rebelët e Këshillin Kombëtar Tranzitor me qëllim që të “organizojnë mbrojtjen e popullatës civile”.

Zëdhënësi i qeverisë franceze përsëriti se Franca nuk e ka ndërmend të të dërgojë trupa ushtarake tokësore në Libi.

Edhe Italia po bënë lëvizje të njejta pasi siç ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes Igancio La Rusa, ky vend do të dërgojë 10 këshilltarë ushtarak për t’i ndihmuar rebelët në Libi.

Në anën tjetër, Britania ka njoftuar të martën se do të dërgojë 20 këshilltarë ushtarak për t’i ndihmuar rebelët që të përmirësojnë organizimin e tyre, komunikimin dhe logjistikën.

Minisitri i Jashtëm i Libisë, Abdul Ati el Obejdi i ka thënë BBC-së se misioni britanik vetëm sa “mund t’i shtyjë” luftimet.
XS
SM
MD
LG