Ndërlidhjet

Dënohet Komandanti policor i Obiliqit, Sejdi Zeqiri


Komandanti i Stacionit Policor në qytezën e Obiliqit, Sejdi Zeqiri është dënuar me dy vjet e katër muaj burg për keqtrajtim seksual, për fyerje gojore dhe frikësim si dhe akuzën tjetër për mitmarrje gjatë detyrës.

Lajmi është bërë i ditur nga misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX i cili përmes një komunikate për media njoftojë se vendimi u morë nga paneli i përbërë nga dy gjykatës ndërkombëtarë dhe një vendës.

Ky panel i përzier gjykatësish i ka shtuar këtij vendimi edhe dënimin plotësues që thotë se Komandantit i “ndalohet të punojë në administratën publike apo në shërbimin publik për tri vite.”
XS
SM
MD
LG