Ndërlidhjet

Memorial: Torturat janë rritur në Çeçeni


Grupi më i rëndësishëm për të drejtat e njeriut në Rusi, përmes një letre të hapur dërguar presidentit rus, Dmitri Medvedjev ka thënë se torturat dhe kidnapimet po rriten në Çeçeni.

Organizata "Memorial" ka thënë se shumica e rasteve të dhunës në rajonin e dominuar nga popullata myslimane në kaukazin verior përfshinë persona që janë marrë nga shtëpitë e tyre nga policia lokale.

Letra e cituar nga mediat ruse thotë se “nuk ka pasur kurrfarë përmirësimi në mungesën totale të ligjit dhe dhunës e paparë kundër të drejtave të njeriut në Çeçeni.”

Memorial është detyruar të mbyllë zyret e saj në këtë zonë pas verës së vitit 2009 pas vrasjes së pasqaruar të aktivistes, Natalja Estemirova.

Ky grup për të drejtat e njeriut, për këtë vrasje, fajëson autoritetet lokale. Megjithë mbylljen e zyrës, organizata prap se prap dërgon misione në terren në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG