Ndërlidhjet

Itali: Synohet përfundim i misionit në Kosovë


Italia dëshiron ta reduktoj praninë e saj ushtarake në Afganistan dhe Liban dhe ta mbyllë praninë e saj në Kosovë, për shkak të shkurtimeve kryesore buxhetore, tha ministri i mbrojtjes, Injacio La Rusa.

“Ka disa kërkesa buxhetore, që na shtyjnë të reduktojmë praninë tonë në misionet ushtarake ndërkombëtare”, u tha mbrëmë La Rusa gazetarëve në Romë, duke shtuar se Italia do të veproj në harmoni me partnerët e jashtëm.

“Në Kosovë i kemi 600 njerëz, por ne po synojmë reduktim në zero”, tha La Rusa dhe shtoi se “ne duhet ta përshpejtojmë përfundimin e këtij misioni”.

Sipas ministrisë së mbrojtjes, në misionet e jashtme Italia i ka 7300 ushtarë.
XS
SM
MD
LG