Ndërlidhjet

SHBA: Hillari Klinton e ka dënuar dhunën në Siri


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e ka dënuar dhunën në Siri.

Mbrëmë, në një konferencë për shtyp, ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara, “veçanërisht janë të shqetësuara për situatën në Homs, ku raportet e shumfishta sugjerojnë dhunë dhe viktima në mesin e civilëve dhe të personelit qeveritar”.

Konfirmimi i pavarur është i vështirë, pasi gazetarëve nuk u lejohet qasje, tha ajo.

Aktivistët në qytetin në pjesën qendrore të Sirisë, Homs, thonë se më se 20 protestues për demokraci, janë vrarë prej të hënës, nga ushtarët dhe forcat e tjera.

Dje më herët gjatë ditës, protestuesit anti-qeveri kishin dalur në qytetin Banias, përkundër tërheqjes së ligjit për emergjencë nga qeveria në Siri. Ky ligj ishte në fuqi 48 vite.

Protestuesit vazhdimisht po kërkojnë përmbysjen e presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG