Ndërlidhjet

Rebelët libianë marrin kontrollin e një pike kufitare



Rebelët libianë njoftuan se kanë marrë në kontroll pikën e kalimit kufitar Xhuheiba, në kufirin me Tunizinë. Kjo pikë kalimi gjendet pranë qytetit Nalut, që kohë më parë ishte nën kontrollin e rebelëve.

Po sot, NATO-ja ka kërkuar nga civilët libianë të distancohen nga forcat e Gadafit për të ulur numrin e viktimave civile nga sulmet e Aleancës.

Kërkesa e NATO-s vjen një ditë pas lajmit në televizionin pro qeveritar të Libisë se shtatë persona janë vrarë e 18 të tjerë janë plagosur nga sulmet e forcave ndërkombëtare në Tripoli.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë t'i ofrojnë rebelëve ndihma në vlerë prej 25 milionë dollarësh, derisa Franca, Italia e Britania kanë dërguar ekipe këshilltarësh ushtarakë për forcat kundër Gadafit.
XS
SM
MD
LG