Ndërlidhjet

Dënohet Oliver Kan pse shmangu tatimin për rroba luksoze



Ish portieri i kombëtares së Gjermanisë, Oliver Kan, është dënuar me 125 mijë euro gjobë për shkak se nuk i ka deklaruar rrobat luksoze që i kishte blerë gjatë një udhëtimi në Dubai.

Gjykata e Bavarisë e shpalli fajtor 41 vjeçarin për shkak se nuk i kishte deklaruar rrobat në vlerë prej 6.685 euro kur ishte kthyer në aeroportin e Mynihut nga udhëtimi në Lindjen e Mesme.

Në doganën e aeroportit, Kan kaloi nëpër daljen ku nuk deklarohet asgjë, por taksa për rrobat e Armanit dhe Dolce & Gabbana kapte shumën prej 2.119 euro.

Oliver Kan, i cili u pensionua në vitin 2008, ishte kapiten i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane.

Gjatë karierës, ai luajti 557 ndeshje në Bundesligë, si dhe 103 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
XS
SM
MD
LG