Ndërlidhjet

Grupi nga Dubai blen klubin spanjol Getafe



Një grup biznesi nga Dubai e ka blerë klubin futbollistik spanjol Getafe për të paktën 70 milionë euro, duke u bërë kështu investuesi më i ri nga Lindja e Mesme që merr një klub evropian.

Konglomerati "Royal Emirates Group of Companies" nuk dëshiron të tregojë shumën e saktë që ka paguar për klubin spanjol, por Kaiser Rafik, partner dhe drejtues i biznesit të konglomeratit, tha se çmimi shkon prej 70 deri 90 milionë euro.

Rafik tha se "70 deri 75 përqind është paguar" me para të thata, dhe se asnjë nga fondet nuk vijnë nga qeveria e Dubait.

Grupi, i cili drejtohet nga Sheik Butti bin Suhail Al Maktoum, tha se emri i klubit nuk do të ndryshojë, por në bluzat e sportistëve do të shtohet mbishkrimi "Team Dubai".
XS
SM
MD
LG