Ndërlidhjet

Pakistan: 22 të vrarë nga sulmet amerikane



Burimet pakistaneze raportojnë se nga raketat amerikane janë vrarë 22 persona në rajonin fisnor të Vaziristanit, në afërsi të kufirit afgano-pakistanez.

Rajoni në fjalë njihet si një nga bazat e talibanëve dhe të Al Kaidës.

Shtëpia që u bë cak i sulmeve amerikane ishte bazë e fshehtë e militantëve.

Sulmi vjen një ditë pas deklaratave të gjeneralit Ashfak Parvez Kajani, i cili tha se viktimat civile nga sulmet amerikane po rrisin zemërimin e njerëzve dhe po zhvlerësojnë përpjekjet e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG