Ndërlidhjet

Jemen: Protestojnë kundërshtarët dhe mbështetësit e regjimit



Kundërshtarët dhe përkrahësit e presidentit Ali Abdullah Saleh janë tubuar sot në qytetet në mbarë Jemenin pas faljes së të premtes.

Që nga janari, Saleh përballet me protesta që bëjnë thirrje për largimin e tij pas 32 vitesh në pushtet.

Të paktën 130 njerëz e kanë humbur jetën në përleshjet me forcat e sigurisë dhe besnikët e presidentit.

Sot mijëra kundërshtarë të presidentit u tubuan në kryeqytetin Sana, kurse disa kilometra më tutje mbështetësit e tij demonstruan afër pallatit presidencial.
XS
SM
MD
LG