Ndërlidhjet

Uzbekistani e quan partner Kinën, jo Bashkimin Evropian



Zëvendës kryeministri i parë, Rustam Azimov, tha se Uzbekistani mund t'i përmirësojë lidhjet me Kinën në vend të Bashkimit Evropian sepse ka pasur "përpjekje për të shantazhuar Uzbekistanin nga disa vende" të BE-së me zbatim të sanksioneve.

"Neve na duhet një treg i sigurtë për lëndët e para ku askush nuk do të bëjë pohime politike", tha Azimov në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Tashkent.

Vendet e Perëndimit e kanë kritikuar qeverinë e Uzbekistanit për abuzimin e të drejtave të njeriut.

Azimov tha se vendi do t'i vazhdojë marrëdhëniet e përzemërta me disa vende të BE-së "që e respektojnë Uzbekistanin mbi baza bilaterale", me ç'rast përmendi Gjermaninë.
XS
SM
MD
LG