Ndërlidhjet

25 të vrarë në protestat në Siri



Dëshmitarët dhe aktivistët thonë se të paktën 25 njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë në Siri, ku mijëra njerëz dolën në protesta në mbarë vendin.

Raportohet se 10 nga të vrarët e kanë humbur jetën në provincën jugore Dara, kurse dëshmitarët thonë se kanë parë të paktën pesë trupa të pajetë me plagë nga armët e zjarrit në spitalin Hamdan pranë kryeqytetit Damask.

Të paktën dy protesta të mëdha janë raportuar në Damask.

Bilanci i viktimave nuk ka mundur të verifikohet sepse Siria i ka dëbuar gazetarët dhe e ka kufizuar qasjen në zonat e trazirave.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thanë në qytetet Hama dhe Homs, forcat e sigurisë përdorën municion luftarak për të shpërndarë protestuesit.

Protestat e sotme u mbajtën përkundër heqjes së gjendjes emergjente, e cila ishte në fuqi për 48 vjet.
XS
SM
MD
LG