Ndërlidhjet

Të shtunën, demonstrata të reja në Siri


Siria, sipas të gjitha gjasave do të përballet me më shumë dhunë të shtunën derisa familjet e protestuesëve pro demokracisë që u vranë të premtën po përgatiten për funeralet e tyre në të gjithë shtetin.

Agjencia Reuters ka cituar një aktivist të të drejtave të njeriut duke thënë se “funeralet do të kthehen në protesta të fuqishme, njejtë sikur funeralet e tjera”.

Forcat e sigurisë së Sirisë raportohet se kanë vrarë me armë zjarri përafërsisht 90 protestues të premtën në demonstratën që rezulton të jetë më e përgjakshmja deri më tash kundër Presidentit, Bashar Al Asad.

Presidenti amerikan, Barak Obama i ka thënë Sirisë se ndërhyrja e përgjakshme kundër protestuesëve, “duhet të ndalojë tani”.

Obama gjithashtu ka thënë se “në vend që të dëgjojë popullin e tij, Presidenti Asad po fajëson forcat e huaja derisa kërkon ndihmën e Iranit në shtupjen e qytetarëve sirian”.
XS
SM
MD
LG