Ndërlidhjet

Siri: Gjashtë të vrarë në funeral



Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë sot në një paralagje të Damaskut në Siri, kur policia hapi zjarr ndaj mijëra pjesëmarrësve në një funeral të viktimave të djeshme nga protestat antiqeveritare, transmeton AP.

Dëshmitarët okularë thanë se katër vetë janë vrarë në paralagjen Duma, ndërsa dy të tjerë në fshatin Izra, në jug të Sirisë.

AP njofton se në funeralin në Duma ishin tubuar rreth 50 mijë njerëz.

Më shumë se 80 njerëz e humbën jetën dhe qindra u plagosën në protestat e djeshme kundër qeverisë në Siri.
XS
SM
MD
LG